Policia në Suharekë i sekuestron 38-vjeçarit kallashin dhe 13 fishekë

Sot në fshatin Vraniq të komunës së Suharekës, Policia e Kosovës pas një hetimi ka sekuestruar një armë të tipit AK 47, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka arritur të sekuestrojë armën e të dyshuarit me inicialet R.K., pas ekzaminimit të telefonit, ku ka arritur të gjejë një video, teksa i dyshuari shihet duke e ekspozuar armën.

Përveç armës, Policia i ka gjetur të dyshuarit edhe një karikator me 13 copë fishek të kalibrit 7.62 mm.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi është intervistuar lidhur me rastin. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës, Përdorim i Armës”. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

P. S  Foto nga arkivi

Lexo edhe:

23 vjet nga fillimi i punës së Komunës së Prizrenit pas luftës ( VIDEO )