25-04-2024

Prizren: Aksidentohet nga vetura personi derisa ishte duke bërë kthim prapa

Sot rreth orës 17:20 ka ndodhur një aksident përball një marketi në Prizren. Derisa shoferi 23-vjeçar L.H., ishte duke bërë kthim prapa e godet këmbësorin i cili ishte menaxheri i këtij marketi, raporton Gazeta Sinjali.

23-vjeçari ishte duke vozitur me makinën e tipit Wolswagen Passat me targa të panjohura.

Duke lëvizur mbrapa me veturë për ta parkuar në parkingun e marketit, gjatë këtij veprimi i dyshuari me pjesën e pasme të veturës e godet këmbësorin i cili ishte duke e rregulluar mallin.

Këmbësori ka marrë lëndime trupore, i njëjti ka kërkuar ndihmë në Qendrën Mjekësore më të afërt të Prizrenit, pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Zyrtar nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e kanë hetuar rastin duke intervistuar të dyshuarin, të cilët e kanë bërë verifikimin e automjetit të tij. Rasti është iniciuar si “Lëndim i Lehtë Trupor”.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të shkon në procedurë te rregullt dhe dërgohet në Gjykatën për Kundërvajtje.

Lexo edhe:

23 vjet nga fillimi i punës së Komunës së Prizrenit pas luftës ( VIDEO )

Asnjë koment

Comments are closed.