Gjendja e fundit rreth Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.068 doza të vaksinës.
Lexo edhe:
A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren?
Deri më sot 823.509 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.047 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 204 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269.
Në total numri i rasteve aktive është 74.