Gjendja e fundit rreth Covid 19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.099 doza të vaksinës.
Lexo edhe:
Deri më sot 823.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.054 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 200 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.274.
Në total numri i rasteve aktive është 94.