Arrestohen dy persona në Malishevë, ja çfarë armësh iu gjeten në pronësi

Ankuesit (persona të mitur), më datë 16.06.2022, kishin raportuar në Stacionin Policor në Malishevë se ishin kanosur nga të dyshuarit:

• B.B., viti i lindjes 1996 dhe

• B.B., viti i lindjes 1963

Lexo edhe:

A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren?

Pas një aktiviteti operativ dhe hetimor nga Stacioni Policor në Malishevë është arritur që të dyshuarit të arrestohen mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve me urdhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata.

Urdhërkontrolli është realizuar në vendbanimin e të dyshuarve në fshatin Shkozë të Malishevës, me ç ‘rast është sekuestruar një pushkë automatike (kalibër i panjohur), dhe 31 copë fishekë të armës së njëjtë, si dhe një pistoletë më gaz.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar ndalohen për 48 orë në ndalim policor.

Fotografi të armëve dhe municionit të sekuestruar: