29-11-2024

Gjendja me COVID: Ky gjimnaz në Prizren kalon në mësim online

Pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, prej sot gjimnazi privat “Loyola”, në Prizren do të kalojë në mësim online, ndërkohë që në gjimnazin “Gjon Buzuku disa klasë kanë kaluar në këtë formë të të zhvilluarit të mësimit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Për shkak të situatës së përkeqësuar me Pandeminë me vendim të Task Forcës së shkollës, procesi mësimor në gjimnazin më të madh “Gjon Buzuku” këtë javë do të zhvillohet me orë mësimore me nga 30 minuta tjetër.

Sipas informqcioneve nga 148 të testuar, 18 nxënës të “Gjon Buzukut” kanë rezultuar pozitiv me Covid
19.  Sa i përket personelit nuk raportohet për të infektuar.

Nga të dhënat e DKA-së në Prizren nga data 17 deri më 2o janar janë të konfirmuara 92 raste të nxënësve të infektuar, 10 mësimdhënësve, një edukatori dhe një ndihmës kuzhinieri.

Sipas një njoftimi të gjimnazit “Loyola,  mbajtja e mësimit online “do të zgjasë ndoshta për një javë“, percjell Gazeta e Prizrenit

“Të dashur prindër, të dashur nxënës, të dashur partnerë të ALG “Loyola-Gymnasium”, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me Covid-19 në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve tanë, ne kemi qenë të detyruar t’i izolojmë menjëherë klasat e caktuara dhe t’i testojmë ato për virusin. Fatkeqësisht, si masë vijuese, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kalojmë përkohësisht në mësimin online, nga e hëna, më 24 janar, ndoshta për një javë, për të parandaluar një përhapje të fuqishme dhe për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për t’u testuar dhe për të thyer kështu zinxhirin e infeksionit. Ne do ta rivlerësojmë situatën çdo ditë me task-forcën e Covid-19 dhe menaxhmentin dhe do t’ju njoftojmë për vendimet e mëtejshme. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju dëshirojmë shëndet“, thuhet në njoftimin e menaxhmentit të ALG-së. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.