Gjendje katastrofike nga Covid-19 në Pazarin e Ri (Novi Pazar)
Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka denoncuar sjelljen mizore të autoriteteve serbe ndaj komunave të përbëra nga myslimanë ku jo vetëm numri i të infektuarve është i lartë, por edhe vdekjet janë të larta.
Ne spitalin e qytetit jane te shtruar 365 te semure.
Nga 1200 punjonjes qe ka ne organike spitali, ne pune jane vetem 70.
Ne spital mungon oksigjeni.
Te semuret vdesin korridoreve dhe ne sheshin e qytetit.
114 persona kanë vdekur për 10 ditë e raportimet e pavarura thonë rreth 20
Sipas informacioneve më të reja të bashkësise islame, mesatarisht gjatë një dite, dhjetë njerëz kanë vdekur në N Pazar dhe Tutin që nga mesi i qershorit.
Logariten që ka mbi 200 të vdekur në këto dy komuna. Por duke marrë parasysh se një gjndje e tillë eshte edhe ne komunen e Sjenicës, numri sillet mbi 300 të vdekur. Por duhet theksuar se askush nuk jep informacione të sakta, pra fshihen nga pushtetarët
Beogradi bllokoi ndihmat nga Bosjna dhe Turqia.
Qytetet me shumice shqiptare, Tutini dhe Senica nuk kane spital fare.
Klika Vuçiç-Brnabiq fallsifikon te dhenat dhe ul me disa here vdekjet e panumerta te te semurve me Covid19
Denoj kete qendrim çnjerezor rracist te klikes Vuçiç- Brnabiq ndaj banoreve boshnjak dhe shqiptar te Pazarit te Ri si nje akt te mirefillte racizmi etnik fetar genocidi te vertet.
Bej thirrje Organizates Boterore te Shendetesise, Kryqit te Kuq Nderkombetar dhe Gjysem Hanes te Kuqe te nderhyjne me urgjence per te luftuar katastrofen njerezore qe po zhvillohet ne Krahine e Sanxhakut.
U bej thirrje Komisionit per te Drejtat e Njeriut te OKB, Parlamentit Europian dhe Keshillit te Europes te ushtrojne presion te forte ndaj Beogradit per te nderprere menjehere qendrimin e tij racist dhe ushtrimin e genocidit me covid 19 ndaj popullit te Krahines se Sanxhakut qe po ndeshkohet nga Beogradi per shkaqe etnike dhe fetare.
U bej thirrje perfaqesuesve te vertet te popullit te Sanxhakut te mbledhin me urgjence te gjitha provat dhe te bejne gati dosjen per te paditur kliken Vuçuç-Brnabiq per qendrim racist dhe genocid ndaj popullit te Sanxhakut duke perdorur injorimin e Epidemise se covid 19 per qellime shfarosese.
Ketu me poshte keni nje investigim disaditor te guximshem ne vend te gazetarit Halil Berisha dhe dokumenta te tjera. sb
Njoftim
Në konf. e sotme per shtyp ( 7.7. 2020) kordinatori i spitalit në Novi Pazar thot: në 24 orët e fundit në këtë spital kan humbur jetën 5 personda ti infektuar. Gjat kësaj periushe janë pranuar 29 persona. Momentalisht në spital kurohen nga corona 365 persona.
Qytet tjera Tutini dhe Senica nuk kanë spitale , vetëm shtëpi shëndeti, dhe janë në gjendje edhe më të vështirë . Të infektuarit i dergojnë përveç në N. Pazar edhe në qytete tjera të Serbisë.
Deri më tani , shteti serb nuk k laju hyrjen e mjekëve nga Bosna, , Përndryshe ndiham kan hyrë nga Bosnja dhe Turqia.
Hulumtim | Tmerri në Serbi – Si po i vret shteti me koronavirus banorët e Sanxhakut
Gazeta infokus Autori: Halil Berisha
Qytetarë me maska mbrojtëse të shtrirë rrugëve të qytetit e nëpër oborr të spitalit dhe dyqane të mbushura me njoftime për vdekje masive tregojnë më së miri për gjendjen dhe tmerrin me të cilin po përballen qytetarët e Sanxhakut në Serbi.
Gjendja që po mbretëron në këtë pjesë, saktësisht në qytetin e Novi Pazarit, veç telasheve që po përballen banorët që shumica dërrmuese i takojnë komunitetit boshnjak e përkatësisë fetare myslimane, tregon edhe dy gjëra tjera, shkruan gazeta Infokus.
Virusi COVID-19 është i vërtetë dhe shumë i rrezikshëm dhe se këta qytetarë janë braktisur tërësisht nga shteti serb.
Madje, jo veç të braktisur, këtyre po ju ndalohen edhe ndihmat që po nisen nga shtetet tjera për të hyrë në këtë pjesë, ku po ndodhë tmerri që veç qytetarët e kësaj ane dinë ta tregojnë.
Gazeta Infokus ka realizuar një hulumtim në lidhje me atë se çfarë po ndodhë në këtë anë dhe kësisoj ka biseduar me më shumë se 40 persona që banojnë në këtë qytet.
Jo veç nga rrëfimet e tyre, por edhe dëshmitë me fotografi e video, Gazeta Infokus, ka mësuar se këta qytetarë po lihen të vdesin pa asnjë ndihmë, madje edhe të bllokuar nga shteti serb.
“Beogradi nuk ka leju me ditë të tëra që të vijnë ndihma as nga Bosnja dhe as nga Turqia, kanë qenë ekipet e gatshme me u nisë, por Beogradi sikur Beogradi, nuk i ka leju asnjë ndihmë që të vjen në Novi Pazar”, ka thënë R.K (Emër i njohur për redaksinë).
Kësisoj një qytetar tjetër Semir Bulic (futbollist i cili kamlujatur ne Shqipri dhe Kosovë, vite të t?trr), nga gjendja e rëndë në Novi Pazar është detyruar t’i shkruaj letër kancelares gjermane, Angela Merkel, e t’i kërkoj ndihmë.
Pjesa më e madhe e këtyre qytetarëve kanë treguar informacione e kanë dërguar edhe dëshmi, por me kusht që të mbesin anonim.
R.K (Emër i njohur për redaksinë) gjendjen që po mbretëron në Sanxhak e ka konsideruar si gjenocid që po bën Serbia tek këta banorë.
“Në Novi Pazar këtyre ditëve kanë vdekur njerëzit vetëm e vetëm që nuk kanë pasur oksigjen, a mundemi ta paramendoni. Krim i organizuar, gjenocid, siç edhe jemi mësuar me regjimet e Serbisë”, ka thënë ky qytetar .
Ndërsa, ka treguar se për vizitë në këtë vend erdhi ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar bashkë me Kryeministren Ana Brnabic, në mënyrë që të fshihet e vërteta.
“Të gjitha, madje edhe afishet e të vdekurve i kanë larguar në ditën e vizitës së ministrit të Shëndetësisë dhe asaj ** Bërnabiqit. Por, fatmirësisht, janë organizuar OJQ-të, gazetarët dhe e kanë publikuar të vërtetën, Al Jazeera Balkans, gjermanët dhe Kosova përmes juve”, ka thënë R.K.
Ndërsa, Senad Konicanin, pronar i një restoranti në Novi Pazar, ka thënë që në këtë qytet, më thuajse nuk ka familje që nuk e ka dikë të infektuar me koronavirus..
“Unë besoj se nuk ka familje në Novi Pazar që nuk e ka ndonjë anëtar të infektuar ose që nuk kanë simptoma të Coronës. Problemi më i madh është që spitali është plot”, ka thënë Konicanin.
“Njerëzit po duhet të shtrihen edhe korridoreve, të rrinë ulur nëpër karrige, nga 2 pacientë të shtrihen në të njëjtin shtrat në mënyrë që të marrin infuzionet e antibiotikët. Nuk ka sistemi të oksigjenit në spital, kështu që pacientët po detyrohen që atë ta marrin nga bocat aq të vjetra sa nuk dihet cilit shekull i takojnë. Fatmirësisht po duket se mund të përmirësohet situata pasi tash janë lejuar mjek nga Bosnja the Turqia, bile edhe nga krejt Serbia po vijnë”, ka thënë Konicanin.
I njëjti ka thënë që zyrtarët shtetëror serb si Aleksandar Vuçiq, ministri i Shëndetësisë, Lonçar e kryeministrja Brnabic po gënjejnë për numrin e të vdekurve, duke treguar që ky numër është shumëfish më i madh.
“Ne jetojmë këtu, ne po shohim njerëz të vdesin korridoreve, para spitalit, kemi 10 deri në 15 funeralë në ditë e zyrtarët po thonë që 7 ose 8 kanë vdekur nga Korona. Megjithatë, veç nga komunitetet fetare myslimane e ortodokse ka të dhëna se mbi 25 persona janë varrosur me qefinë të mbyllur, dhe këta mbyllen kur janë të vdekur nga COVID-19. Por, ne kemi shokë që po na vdesin, fqinjë e familjarë”, ka thënë Konicanin.
“Novi Pazar, Sjenica dhe Tutin janë në rrezik. A mundet dikush të shpjegoj pse Rashka është në gjendje aq të mirë? Dhe ajo është veç 20 kilometra larg Novi Pazarit?”.
Por, edhe më të zhgënjyer e mllefosur se me gjendjen janë edhe me tentimin që të fshehët kjo punë dhe gënjeshtrat e shtetit serb, shkruan gazeta Infokus.
“Ne jemi të diskriminuar nga Serbia. Nuk kemi asnjë ndihmë nga ta, Kryeministria Ana Brnabiq erdhi në qytet dhe na tha që jemi duke gënjyer, që krejt gjërat janë në rregull, por videot nga brenda spitalit tregojnë krejt tjetër gjë, njerëzit po vdesin korridoreve. Ishte Senada Jasareviq që i vdiq babai një ditë para se të vije Brnabiq në vizitë e të thotë që gjithçka është në rregull, pastaj erdhi Vuçiq e tha që keni spitale më të mira se në Gjermani, ky ishte kulmi”, ka thënë qytetari E.S për Infokus.
Kësisoj, duke parë këtë gjendje, por edhe atë që po ndalohen ndihmat që të hynë në këtë vend, dy qytetare dolën me një aksion humanitar.
Ato për 24 orë mblodhën vet rreth 40 mijë euro për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
“Ne nuk kemi gjërat elementare në spital, nuk kemi as oksigjen, dy zonja nga Novi Pazar, Nerma dhe Selma për 24 orë mblodhën 36 mijë euro për të blerë gjëra të nevojshme”, ka thënë E.R.
E një qytetar tjetër, që gjithashtu dëshiroi të mbes anonim, T.D, ka treguar edhe arsyen e cila ka sjellë deri në këtë gjendje Novi Pazarin.
“Në mënyrë që të organizohen zgjedhjet, Qeveria largoi krejt ndalesat, madje edhe ato për tubime të mëdha elektorale gjatë fushatës. Secila prej 3 partive boshnjake organizuan evente masive”.
“Pastaj filloi edhe gjendja të përkeqësohet me të madhe, në një moment 70 punonjës shëndetësorë dolën që janë infektuar dhe me gjendje të rëndë. Pastaj në mënyrë që të vazhdohet me fushatën zgjedhore, qeverisja lokale fshehu gjendjen që mbretëronte nëpër spitale, pavarësisht shumë fotografive e dëshmive që dilnin nga aty”.
“Kësisoj, kur ministri i Shëndetësisë dhe Kryeministrja vendosën të vijnë për vizitë në spital, pastruan çdo gjë aty dhe larguan njerëzit nga spitali, kështu që vendi që ishte plot me të sëmurë mbeti i zbrazët për të pritur këta politikanë”, ka thënë T.R për Infokus.
Por, kjo nuk kreu punën siç menduan. Aty ishin mbledhur banorë që të kërkojnë sqarime dhe vizita e krerëve shtetërorë serb, nuk shkoi ashtu siç kishin planifikuar ata.
Këtu, kur erdhi Kryeministrja Bernabiq në shenjë proteste e mllefi edhe mjekët dolën dhe i kthyen shpinën asaj.
“Në ditën e vizitës ndodhën tri ngjarje të rëndësishme, derisa këta politikanë po flisnin para mediave. 10 mjekë ua kthyen shpinën në shenjë proteste. Një grup prej rreth 100 personave, shumica familjarë të personave që kanë vdekur, u mblodhën aty”.
T.R ka thënë që askush nuk e di numrin e saktë të të vdekurve, por siguron që ai është shumëfish më i madh se sa ai që thotë Serbia.
“Epo askush nuk di numër të saktë, por në konferencë, ministri tha që janë 8 ose 9, por numri në atë kohë ishte shumë më i madh”.
Por, një qytetarë e kësaj ane, i ka thënë Infokusit se shifra e të vdekurve është disa fish më e madhe se sa ajo e raportuar.
“Asnjë nga zyrtarët nuk tregon ndonjë gjë. Të gjithë janë të kërcënuar nga shteti. Të gjithë kanë heshtur. Fillimisht ata gënjyen, por tash kanë heshtur sepse e kanë parë se çfarë kanë bërë. 114 persona kanë vdekur për 10 ditë e raportimet thonë rreth 20”, ka thënë A.M nga Novi Pazar për Infokusin.
“Duhet ta dini, Novi Pazar është vend i vogël, të gjithë e njohin njëri tjetrin. E vërteta nuk mund të fshehët. Ne të gjithë i njihnim ata që kanë vdekur. Prindërit e mi ishin të sëmurë e nuk kishte vend në spital për ta”, ka thënë A.M.
“Zyrtarët gënjyen që të mbajnë zgjedhjet. Kishte tubime masive me njerëz. Zyrtrarët komunal nuk guxonin t’i kundërshtonin. Ata nuk u lejuan të thonë asgjë, sepse ishin të kërcënuar dhe ne e dimë që ata ishin të kërcënuar”.
“Novi Pazar është qytet multietnik, por më së shumti ka mysliman që jetojnë këtu. Tash askujt nuk i bëhet më vonë se kush apo çka jemi, tash ne e kemi synim veç të kujdesemi për jetën tona dhe të atyre që i duam”.
A.M thotë se nuk e di arsyen pse nuk po iu ofrohet ndihma e pse u lanë në këtë gjendje nga shteti, shkruan gazeta Infokus.
“Në të vërtetë nuk kam ide. Është fjalë e madhe të them që shkaku i përkatësisë etnike ose fetare. Këtu jetojnë edhe serbë”, ka thënë A.M.
“Ajo çka më së shumti kemi nevojë është ndihma. Fakt është që në spital janë prej 1200 deri 1300 të punësuar. Autoritetet thonë që problem është që nuk kanë staf. Veç 60 nga ta punojnë. Askush nuk e di se çka u bë me ata 1 mijë të tjerët. A janë të sëmurë e janë liruar ose ata ekzistojnë veç në listat e pagave. Ne nuk e dimë. Autoritetet, qeverisja lokale nuk japin asnjë informatë, pavarësisht që kemi kërkuar disa herë”
Ajo gjithashtu ka shtuar se nuk guxon të flas publikisht me emër e mbiemër,
“Nuk mund të flas publikisht për ato që i di. Do të ishte me rrezik për mua dhe familjen. Kështu funksionon këtu. Të jam shumë falënderuese që kontaktuat me ne, u gëzova shumë që dikush po kujdeset. Të falënderojmë pa masë për punën që po bën për t’ia treguar të vërtetën që po ndodhë në Novi Pazar botës”, ishin fjalët që kjo qytetare D.O i tha gazetarit të Infokusit duke u lutur që ndihma të shkoj sa më shpejtë atje.
Pershendetje doktorr Berisha.
Po ju drejtohem me kete mesazh per te ju njoftuar se gjendja ne Krahinen e Sanxhakut me Epidemin e Covid 19 eshte dramatike Sipas informacioneve më të reja të bashkëssë islame, mesatarisht gjatë një dite, dhjetë njerëz kanë vdekur në N Pazar dhe Tutin që nga mesi i qershorit.
Ne llogarisim që ka mbi 200 të vdekur në këto dy komuna. Por duke marrë parasyshë se një gjdnje e tillë ehste edhe ne komunen e Sjenicës , numri sillet mbi 300 të, vdekur. Por duhet theksuar se askush nuk jep onformacione të sakta. pra fshihen nga pushtetarët’ /syri.net /