23-11-2024

Gjenerali amerikan, Wesley Clark viziton të mërkurën Kosovën

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili udhëhoqi kampanjën e bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës do të vizitojë javën e ardhshme Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se Clark do të vizitojë Kosovën të mërkurën.

Ai ka thënë se Gjeneral Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët më të lartë shtetëror.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në këtë ditë të veçantë, kur po festojmë 4 Korrikun- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të ju njoftoj se me ftesën time zyrtare, më datën 7 Korrik, në Ministrinë e Mbrojtjes, do të vijë në vizitë gjenerali historik amerikan, heroi ynë Wesley Clark.

Gjeneral Clark do të pritet me nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror dhe do të pritet nga të gjithë liderët tanë më të lartë shtetëror.

Mirë se vjen në shtëpinë tuaj pranë njerëzve që të duan aq shumë, gjeneral Clark!

Mirë se vjen në Kosovën dhe qytetarët e saj të bekuar me ty dhe SHBA-në!

Zoti e bekoftë përjetësisht miqësinë e Kosovës me SHBA-në!

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.