23-11-2024

Gjeraj flet pas rikthimit tek Liria, synon pjesën e epërme të tabelës

Lirisë po i rikthen yjet në skuadër.

Në ditën e sotme, klubi futbollistik Liria ka njoftuar transferimin e dy ish lojtarëve, Valon Bytyqi nga Ballkani dhe Robert Gjeraj nga Besa, shkruan GazetaBlic.

Gjeraj në një prononcim për ‘GazetaBlic’ është shprehur shumë i lumtur për rikthimin e tij tek skuadra e zemrës. Ai thotë se nuk e ka pasur të vështirë ta bëjë një vendim të tillë.

“Nuk ka qenë e vështirë të marrë vendimin të rikthehem tek klubi i Lirisë, sepse jam rikthyer aty ku isha gjashtë muaj më parë dhe aty ku jam rrit”, tha fillimisht Gjeraj.

Gjeraj gjithashtu foli edhe për objektivat e Lirisë si dhe tifozët e klubit.

Objektivat e Lirisë janë si çdo herë – pjesa e epërme e tabelës, rezultatet e mira dhe ndeshjet pozitive.”

“Tifozët duhet të na përcjellin në çdo ndeshje, siç kanë bërë deri më tani – sepse ne do ta japim maksimumin që ata të jenë të kënqaur me ne.”

Në fund, mbrojtësi komentoi Superligën në përgjithësi për edicionin e ardhshëm.

“Superliga do të jetë e vështirë për çdo ekip që garon, sepse secila ekip është më e fortë se tjetra, ndërsa për Lirinë do të jetë pak më e veshtirë, sepse ka ndryshime në ekip, mirëpo besoj që me punë dhe angazhim do t’ja dalim”, përfundoi Gjeraj.

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.