26-04-2024

Gjeraj kapiten i ri i Lirisë

Kryesia e Klubit Liria në bashkëpunim me shtabin teknik dhe futbollistët, sot me unanimitet vendosi për kapitenin e ri, në të cilin është zgjedhur Robert Gjeraj, ndërsa zëvendës të tij do të jenë: Valon Bytyqi e Fatih Krahoda, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Falënderoj bashkëlojtarët, kryesinë dhe shtabin teknik për besimin e dhënë. Mendoj që secili nga ne të tretë, ka mund të jetë i pari në këtë detyrë. Na, duhet shumë punë dhe angazhim që bashkarishtë ta dërgojmë skuadrën drejt suksesit, e që objektiv yni është Superliga”, pohoi Gjeraj.

Ai, ka ftuar qysh nesër tifozët të përkrahin skuadrën me Feronikelin, në ndeshjen e 1/4 të Digitalb Kupës së Kosovës./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.