23-11-2024

Gjermania përshëndetet nga Botërori

Kampioni në fuqi i Botës në futboll, Gjermania është përshëndetur nga Botërori “Rusia 2018”, katër vjet pasi ishte shpallur kampion botëror në Brazil.

Në ndeshjen e fundit në Grupin F kombëtarja e Gjermanisë u mposht nga Koreja e Jugut.

Koreja e fitoi këtë përballje me rezultat prej  2 me 0.

Ishte Kim Young-Gwon ai që shënoi në minutën e 90+4 për t’ia shuar shpresat Gjermanisë për të hyrë në mesin e 16 më të mirave.

Kurse golin e dytë e shënoi ylli i Tottenhamit, Son Heung-Min.

Suedia e Meksika kalojnë Grupin F, kurse nga Botërori përshëndeten Koreja e Jugut dhe Gjermania.  Në të dyja ndeshjet pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0-0, transmeton Koha.net.

Gjermania pati më tepër posedimin e topit dhe krijoi më tepër raste shënimi, megjithatë raste të mira pati edhe Koreja e Jugut.

Në ndeshjen tjetër Meksika ishte një shkallë më e mirë se Suedia, duke pasur më tepër topin në këmbët e veta, dhe krijoi më tepër raste shënimi./koha.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.