22-11-2024

Gjesti prekës i veteranit të UÇK-së nga Suhareka

Veterani i UÇK-së, Shefki Hodaj, nga Suhareka ka dhuruar pensionin e tij mujor të veteranit për pako ushqimore, vlerë e cila do të destinohet për familjet që kanë nevojë.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili e ka falënderuar ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë

Postimi i Muharremajt:

Shefki Hodaj – Veteran i Luftës së UÇK-së nga fshati Samadraxhë, e ka dhuruar pensionin e tij mujor të veteranit për pako ushqimore, vlerë e cila do të destinohet për familjet që kanë nevojë.

Është shumë emocionues një veprim i tillë, ngase kjo tregon shumëçka për shoqërinë tonë.

Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë.

Asnjë koment

Comments are closed.