25-07-2026

Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë që kur është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Hasi, Zylfi Tejeci, për të cilin ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij.

news image

Para rreth gjashtë muajsh, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, kishte deklaruar se rasti po vazhdon të hetohet dhe se policia ka ndërmarrë vazhdimisht veprime hetimore.

Së fundmi, djali i tij, Ardian Tejeci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për mungesën e përgjigjeve për fatin e babait të tij.

Ai ka theksuar se babai i tij është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka kërkuar që të zbardhet sa më parë e vërteta për zhdukjen e tij.

Asnjë koment

Comments are closed.