Aksidentet e shumta me vdekje nëpër rrugët e Kosovës, Kurti i kërkon Policisë t’i shtojë “veprimet parandaluese”
Java që shkoi ka regjistruar një varg aksidentesh nëpër rrugët e vendit duke lënë disa persona të vdekur.
Ndaj kësaj situata ka reaguar dje Kryeministri në detrë Albin Kurti i cili i kërkoi policisë t’i shtojë verimet parandaluese.
“Të dashur qytetarë,
Ditëve të fundit po shohim e dëgjojmë lajme të këqija nga aksidentet e shpeshta me fatalitet në rrugët tona. Ju lutem për kujdes e respektim të rregullave të komunikacionit!”, tha Kurti dje në mbledhjen e Qeverisë.
” I bëj thirrje Policisë së Kosovës të shtojë veprimet në drejtim të parandalimit të tejkalimit të rregullave, që do të mund të çojnë në aksidente në komunikacion”, shtoi Kurti.



