13-07-2024

Gjigandët e futbollit që synojnë trofeun, datat e dy sfidatve gjysmëfinale të Euro 2024

Me kualifikimin e Anglisë dhe Holandës ditën e sotme janë mësuar kështu dhe katër skuadrat e fundit që do të synojnë fitimin e trofeut në Berlin.

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Spanjës dhe Francës që do të luhet në Mynih, të martën e 9 korrikut. “La Roja” vjen pas një fitoreje kundër organizatorëve të Gjermanisë vetëm në kohën shtesë, ndërsa “Gjelat” kaluan vetëm falë penalltive kundër Portugalisë.

Gjysmëfinalja e dytë do të luhet në Dortmund mes Holandës dhe Anglisë, të mërkurën e 10 korrikut. “Tulipanët” mundën me përmbysje Turqinë, ndërsa “Tre Luanëve” iu deshën penalltitë për të kaluar Zvicrën./GS

Asnjë koment

Comments are closed.