29-04-2024

Gjiganti i naftës Shell godet Rusinë, sapo mori këto vendime

Gjiganti i naftës Shell i është bashkuar kompanive të mëdha që po sanksionojnë Rusinë.

Ata synojnë të tërhiqen nga e gjithë nafta dhe gazi rus, transmeton Indeksonline.

Por si hap të menjëhershëm do të ndalojnë të gjitha blerjet e naftës bruto ruse.

“Shell njofton synimin për t’u tërhequr nga e gjithë nafta dhe gazi rus, në përputhje me udhëzimet e reja të qeverisë.

Si hap i parë i menjëhershëm, ne do të ndalojmë të gjitha blerjet në vend të naftës bruto ruse, mbylljen e stacioneve të shërbimit, karburantet e aviacionit dhe operacionet e lubrifikantëve në Rusi”, thuhet në njoftimin e Shell./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.