24-11-2024

Gjimnazet dhe mjekësia më të preferuara, në afatin e parë të regjistrimit në Prizren

Gjatë afatit të parë të regjistrimit për shkollat e mesme, nxënësit prizrenas kanë treguar interesim më të madh për gjimnaz dhe shkollën e mesme të mjekësisë, ndërsa në disa shkolla nuk janë plotësuar vendet e parapara, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Dje është mbyllur afati të parë i konkursit për regjistrimin e nxënësve në klasat e dhjeta.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Arsimit në Prizren, sivjet në shkollat e mesme parashihen 75 paralele dhe 1.776 nxënës të planifikuar për regjistrim në afatin e qershorit 2019.

Drejtori për Arsim në Prizren, Gani Gërmizaj, ka thënë për portalin “Gazeta e Prizrenit” se interesimi më i madh i nxënësve është në gjimnaze dhe në shkollën e mesme të mjekësisë.

Ndërkohë që ende nuk janë përpunuar të dhënat, gazeta ka mësuar se në afatin e parë, nuk janë plotësuar vendet e parapara në disa shkolla.

Sivjet regjistrimi ka zgjatur tri ditë, ndërsa rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse me datën 28.6.2018.

Në gjimnazet “Gjon Buzuku” dhe “Remzi Ademaj”, si dhe shkollat profesionale: SHMM “Luciano Motroni”, SHME “Ymer Prizreni” dhe Shkolla e muzikës “Lorenc Antoni”),  sipas DKA-së parashihet ky numër i paralaleleve:

62 paralele dhe 1.464 nxënës të komunitetit shqiptar
8 paralele dhe 192 nxënës të komunitetit boshnjak dhe
5 paralele 120 nxënës të komunitetit turk.

Dy shkollat tjera profesionale, ajo e teknikës “11 Marsi” dhe shkolla e Kompetencës janë në përgjegjësi të MASHT-it.

Ndër kriteret që duhet t’i plotësojë një nxënës për regjistrim në klasën e 10-janë suksesi nga shkollimi i obliguar (25 %) 25 pikë, suksesi nga lëndët prioritare në test (15 %) 15 pikë dhe numri i pikëve nga testi (60%) 60 pikë.

Për një klasë parashihet kriteri i shpallur i numrit prej 24 nxënësve.

Njohës të rrethanave në arsim, rekomandojnë që nuk duhet lejuar përqendrim të numrit të nxënësve vetëm në dy-tri shkolla, si mjekësia e gjimnazi, por që ai të varësisht nga suksesi të shpërndahet edhe në shkollat tjera të komunës./GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.