24-04-2024

Gjinekologu nga Malisheva tregon pamje të mahnitshme të trenjakëve në barkun e nënës

Dr. Naim Kryeziu këtë javë pati një rast shumë unik për vizitë në klinikën e tij gjinekologjike në Malishevë.

Dr. Naimi, profesionist shumë-vjeçarë i lëmisë së Gjinekologjisë, rastisi të ekzaminojë me ultrazë një rast të veçantë, shkruan Gazeta Shneta.

Ai dokumentoi një shtatzëni trigemini, trenjakë, që rrallë herë ndodh, duke i dhuruar çiftit edhe pamje fantastike 3D. “Dy frytet janë monoamnioal me javë shtatzënie 9 javë dhe katër ditë. Fryti i tretë në të majtë ka biometri 10 javë e te ditë”, shprehet për Gazeta Shneta, Dr. Naimi.

Imazh ultrasonografik i Dr. Naim Kryeziu në 3D

“Kontrolla e parë e çiftit bashkëshortor ishte më 11/05/2020 dhe kjo është shtatzënia e katërt me radhë. Për momentin të tre frytet janë shumë mirë dhe ne do të jemi aty për të përcjellë zhvillimin”, shtoi tutje gjinekologu nga Malisheva.

Me një humor pozitiv, Dr. Naimi thotë se kështu luftohet rënia e natalitetit në Malishevë edhe në kohë pandemie. “Kështu luftohet rënia e natalitetit, krahas luftës me COVID 19 dhe Etheve Hemorragjike nga Malisheva”, përfundoi Dr. Kryeziu.

Imazhet e Dr. Naimit për pacienten.

Asnjë koment

Comments are closed.