02-12-2024

Gjoba dhe konfiskim patentash 26 shoferëve në Prizren, shkak vozitja nën ndikim të alkoolit

Drejtoria Rajonale në Prizren, përkatësisht njësia e komunikacionit rrugor, në kuadër të aktivitetit dhe planit vjetor, këtë javë përkatësisht nga data 22 deri 28.07.2019 ka realizuar planin operativ “Vozitja e automjeteve nën ndikim të alkoolit”.

Gjatë kësaj periudhe ka ngritur gjithsej 18 pika kontrolli në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar gjithsej 267 automjete, ka kontrolluar 237 persona, ku nga këta persona 63 persona kanë rezultuar nën masën 0.50 pl (promila), 26 persona me ndikim të alkoolit mbi 0.50 pl (promila), shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Togeri Shaban Osmanollaj,  zyrtar për informim në kuadër Policisë në Prizren, njofton se

në zbatim të ligjit të komunikacionit rrugor ndaj 26 personave është shqiptuar gjobë dhe masa mbrojtëse 6 muaj ndalesë vozitje dhe konfiskim i patentë shoferit.

Me dokumentacion të Kosovës gjoba mbrojtëse janë shqiptuar për 13 shtetas të Kosovës, ndërsa janë shqiptuar masa mbrojtëse edhe për 13 persona me dokumente të huaja.

“Policia në Prizren do të vazhdojë edhe në të ardhmen me plane operative për dukurinë e vozitjes së automjeteve nën ndikimin e alkoolit me qëllim parandalimin e kundërvajtjeve në komunikacion dhe evitimin e aksidenteve të trafikut me pasoja lëndimi dhe me fatalitet”, ka thënë Osmanollaj.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përqendrohen në ngasje të sigurt. /GazetaePrizrenit .net

Asnjë koment

Comments are closed.