Gjobë pasi e pranoi se jashtëligjshëm nxori rërë dhe zhavorr

Bekim Thaqi është dënuar me 600 euro pasi e ka pranuar se ka nxjerrë ilegalisht rërë dhe zhavorr në dhjetor të 2017-ës në Karmovik të Rahovecit.

Aktgjykimi është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht Thaqit i është shqiptuar dënimi me burgim prej një muaji por me pëlqimin e tij i është zëvendësuar me 300 euro gjobë për veprën penale “Dënimet penale për aktivitetet e jashtëligjshme minerale”, Bekim Thaqi

Ai, po ashtu, është dënuar edhe me 300 euro gjobë për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare apo shenjave”, ku pas kësaj gjykata ka shqiptuar dënim unik në shumën prej 600 euro..

Pas kësaj, i akuzuari Thaqi, ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Nazmi Krasniqi, i cili tha se pranimi i fajësisë ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjyqtari Shabani, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguajë shpenzimet procedurale në shumën prej 30 euro në total.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 11 mars 2020, ndaj ndërmarrjes “Condor” Sh.P.K. me përfaqësues, Bekim Thaqi, duke e ngarkuar atë me veprat penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare apo shenjave” si dhe “Dënimet penale për aktivitetet e jashtëligjshme minerale” nga neni 80 i Ligjit për Miniera dhe Minerale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 17 dhjetor 2019, në fshatin Kramovik të Rahovecit, heq shenjat zyrtare shiritat e vendosura nga zyrtarët e autorizuar-Inspektorët e KPMM-së në atë mënyrë që pasi i njëjti me datë 21 mars 2019 haset nga inspektorët duke ushtruar aktivitet të paligjshëm, me qëllim të ndalimit të ushtrimit të aktiviteteve minerare, në ndërmarrjen e tij, “Condor” Sh.P.K, vendosen shiritat zyrtarë, ku me rastin e inspektimit me date 17 dhjetor 2019 vërehet se i dyshuari i ka hequr këto shirita për të ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se me datë dhe vend të njëjtë si në dispozitivin e parë, në kundërshtim me ligjin për Miniera dhe Minerale, gjatë kontrollit të inspektorëve të KPMM-së është vërtetuar se e pandehura ka ushtruar aktivitet të paligjshëm pa u pajisur me licencë të nevojshme të organit kompetent KPMM, për aktivitetin e veçantë.

Tutje thuhet se e pandehura është hasur duke operuar, respektivisht duke seperuar, thërrmuar, përpunuar dhe shfrytëzuar ilegalisht resurset minerale të rërës dhe zhavorrit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material../BetimipërDrejtësi.

Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë̈ fajtorë me vendim të formës së prerë.