17-05-2024

Gjobiten 375 persona për mosrespektim të masave antiCovid-19 brenda 24 orëve

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së Covidit-19.

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid-19.

Ndryshe, Ligji për pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.Në nenin 24 pika 5 të këtij ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Asnjë koment

Comments are closed.