25-04-2024

Gjuajti me armë pranë shtëpisë së babait dhe e postoi në rrjete sociale, policia arreston një person në Suharekë

Një person është arrestuar në fshatin Matiqevë të Suharekës, mbrëmë rreth orës 19:25.

Deri te arrestimi i të dyshuarit ka ardhur pasi i njëjti, për shkak të një mosmarrëveshje pronësore, kishte shtënë me armë zjarri në ajër, afër shtëpisë së prindit të tij.

Këtë veprim, i dyshuari e kishte incizuar dhe postuar në rrjete sociale.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar pistoletën (tip; Moris by Aiak), e cila dyshohet se është përdorur dhe po ashtu kanë konfiskuar edhe katër fishekë cal-7.65 mm” thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.