25-04-2024

Gjuan me armë në aheng familjar, policia ia konfiskon pistoletën

Një pistoletë është konfiskuar në fshatin Vraniq të Suharekës. Rasti ka ndodhur mesnatën e kaluar.

Policia ka konfiskuar nga i dyshuari një revole ‘TT’ pasi i njëjti paraprakisht kishte shtënë në ajër gjatë një ahengu familjar.

Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.