01-03-2021

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e ish-isnpektorit të ndërtimit në Prizren, i dënuar për korrupsion

Gjykata e Apelit, e ka kthyer në rigjykim, rastin ku i dënuar për kepërdorim të detyrës zyrtare me 3500 euro gjobë, është ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit Nexhmedin Musliu.

Gjykata Themelore në Prizren, me 29 qershor të vitit të kaluar, të akuzuarin Musliu, e kishte dënuar me 6 muaj burgim efektiv, mirëpo pas kërkesës së të akuzuarit, dënimi me burgim ishte zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 3500 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa Gjykata e Apelit me 12 janar të këtij viti, ka vendosur që ta aprovoi ankesën e palës mbrojtëse dhe qështjen ta kthej në rigjykim, ndërsa ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, në këtë moment e ka konsideruar si jo lëndore.

Në arsyetimin e dhënë thuhet se Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i atakuar me ankesë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e të cilat ndikojnë edhe në vërtetimin e drejtë dhe të plotë të gjendjes faktike.

Në arysetimin e Apelit, tutje thuhet se dispozitivi i aktgjykimit është në kundërshtim me arsyetimin për faktin se në dispozitiv në rreshtin e tretë thuhet ” … me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin … ” ndërsa në fund të dispozitivit nuk përcaktohet vlera e dobisë pasurore apo dëmi i shkaktuar palës së dëmtuar e çka është më e rëndësishmja nuk përcaktohet as kush është palë e dëmtuar.

Tutje Apeli, ka kërkuar që në rigjykim të përcaktohet pala e dëmtuar dhe lartësia e dëmit të caktuar në mënyrë që dispozitivi por edhe kualifikimi juridik t’i përmbajë elementet e domosdoshme që nevojiten në këtë rast.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë vetëm ka listuar provat personale, ndërsa ato materiale nuk i ka listuar fare e as arsyetuar, por për të njëjtat i përmendur, ndërsa e përshkruan rrjedhën e ngjarjes që buron nga dispozitivi i aktgjykimit por pa një arsyetim të secilës provë veç e veç dhe të gjitha provave si tërsi për të ardhë deri te një gjendje faktike e plotë.

Në rastin konkret Prokuroria, por edhe gjykata e shkallës së parë vlerësojnë se i akuzuari nuk ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin mirëpo para se të vlerësohet ky fakt, gjykata është e obliguar që së pari të vlerësoj përgjegjësitë dhe obligimet e Inspektorit të Ndërtimit apo personave që janë përgjegjës për çështjen e ndërtimeve apo mbindërtimeve pa leje si dhe procedurat që zbatohen në këto raste e që këto obligime dhe përgjegjësi burojnë nga Ligji për ndërtim 04 / L – 110 e që përveç këtij ligji gjykata në rigjykim përsëri të ftoj drejtorin e Drejtoratit të Inspektorve të Komunës së Prizrenit Z.Bujar Hasani si dhe të aprovoj propozimin e mbrojtjes që të ftohet si dëshmitar edhe Fail Hoxha thuhet tutje në vendmin e Apelit.

Në vendimn e Apelit, po ashtu, thuhet se Mmbrojtja pretendon se i akuzuari ka ndërmarrë disa veprime siç janë përpilimi i procesverbalit mbi inspektimin, aktvendimet për rrënim vullnetar, gjobat mandatore, kallzimet penale, konkluzionet për rrënim të dhunshëm, vënia e shiritave si dhe aktvendim për kundërvajtje, mirëpo këto pretendime gjykata nuk ka arsyetuar se a qëndrojnë dhe nëse po cilat kanë qenë detyrimet shtesë të akuzuarit për të ardhë deri te rrënimi i pjesëve të ndërtuara pa leje.

Gjykata e Apelit ka gjetur se përshkrimi faktik nuk është bërë si duhet në aktgjykim dhe se arsyetimi është i pamjaftueshëm. Nga arsyet e sipër cekura aktgjykimi i ankimuar juridikisht është i paqëndrueshëm dhe si i tillë është dashtë të anulohet dhe çështja t’i kthehet Gjykatës së shkallës së parë për rigjykim.

“Në rigjykim Gjykata e shkallës së parë duhet të veproj në pajtim me vërejtjet e lartcekura , t’i eliminoj të gjitha shkeljet e cekura , t’i administroj të gjitha provat dhe të njëjtat t’i vlerësoj në pajtim me dispozitën e nenit 370 par 6 dhe 7 të KPP , dhe të vlerësojë edhe pretendimet e tjera të mbrojtjes në ankesë dhe varësisht nga rezultati i vlerësimit të provave të nxjerr konkluzione të drejta të ligjshme e të bazuara në provat e administruara e mandej të merr vendim përkatës”, thuhet në fund të vendimit te Apelit.

Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 19 prill 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu, akuzohet se në periudhën kohore 2016-2017, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të 8 të kompleksit ndërtimor “Kastrati Comerc”, me pronar Nazmi Kastrati, i cili kishte leje ndërtimi për P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje, në lagjen “Jeta e Re”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, ka mundësuar ndërtimin e tre kateve pa leje të firmës “Coneng”, me pronar Skender Vata, e që kishte leje për dy kate P+B+2.

Ai është i përfshirë edhe në disa raste të tjera në procese gjyqësore që kanë të bëjë me veprën e njëjtë penale. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.