16-04-2024

Gjykata e Prizrenit apelon palët pas rritjes së rasteve të0 Covid, dorëzoni shkresat edhe në mënyrë elektronikee

Gjykata Themelore në Prizren, apelon tek të gjitha palët që pas situatës së krijuar si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, të evitojnë sa më shumë frekuentimin në objektet e gjykatës dhe degëve në Suharekë dhe Dragash, duke përdorur mjetet elektronike si metodë alternative për dorëzimin e shkresave.

Shkresat mund të dërgohen në adresën elektronike gjthprizren@rks-gov.net apo gjthprizren@gmail.com
Ndërsa të gjithë të interesuarit të cilët kanë nevojë për Çertifikatën e Gjendjes Penale, aplikimin mund ta bëjnë online përmes linkut në vazhdim, ndërsa për tërheqjen e çertifikatës të jenë fizikisht.
https://prizren.gjyqesori-rks.org/info-te-pergjithshme…/

Lusim palët që gjatë frekuentimit të domosdoshëm në objektin e gjykatës dhe komunikimit me stafin, ti përmbahen rregullave dhe udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) për Parandalimin e Infeksionit COVID-19.
#Mbulonigojëndhehundënmemaskë!
#Mbanihigjienën!
#Respektonidistancën!
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj

Asnjë koment

Comments are closed.