04-07-2020

Gjykata e Prizrenit dënon me burg dhe 300 euro gjobë për vjedhje në Vushtrri

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale G.S. nga Vushtrria për shkak të veprës penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit, të akuzuarin me iniciale G.S., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 euro.

“Me datën 19.03.2018 rreth orës 20:15 në Prizren, i pandehuri me iniciale G.S., me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë së huaj për vete, në atë mënyrë gjersa i dëmtuari me iniciale XH.B., ishte në barnatoren “Menta” i pandehuri shfrytëzon çastin e përshtatshëm kur nuk e vëren askush dhe nga vetura e markës “Opel Meriva” merr telefonin e markës “Samsung Grande” e më pastaj ia shet të pandehurit me iniciale H.GJ”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.