Gjykata e Prizrenit merr vendim për pronarin e qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë
Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së paraburgimit të pronarit të qenit që i sulmoi nxënësit në Suharekë.
Kësisoj, Gjykata ka bërë të ditur se personit në fjalë i është caktuar masa e ‘Arrestit Shtëpiak’, e cila mund të vlejë deri më datën 22.02.2025.