20-04-2024

Gjykata e tenderëve anulon për të dytën herë “fituesin” për Hartën Zonale të Rahovecit

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka njoftuar se aktiviteti i prokurimit për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit duhet të rivlerësohet bazuar në rekomandimet e dhëna nga eksperti shqyrtues, shkruan sot Koha Ditore.

Paneli shqyrtues i këtij organi ka kërkuar që në afatin prej 10 ditësh të informohet nga zyrtarët komunalë rreth zbatimit të rekomandimit të ekspertit shqyrtues të paraqitura për këtë lëndë.

Në këtë njoftim, OSHP-ja ka bërë të ditur se operatori ekonomik “Insi” dhe operatori ekonomik “Infra Plus” kanë paraqitur ankesa të ndara kundër njoftimit për anulim të aktivitetit të prokurimit me titull “Hartimi i hartës zonale të Komunës së Rahovecit”, të iniciuar nga Komuna e Rahovecit, me pretendimet se autoriteti kontraktues nuk i ka respektuar në tërësi dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik..

Asnjë koment

Comments are closed.