19-04-2024

Gjykata në Prizren ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për kontrabandim me migrantë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale I.XH., në kohëzgjatje prej një muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media, sipas të cilës, masa e paraburgimit do të llogaritet prej 13 gushtit dhe do të zgjasë deri më 12 shtator.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së për të pandehurin me iniciale I.XH., sepse me datë 13.08.2020 rrethe orës 20:50 minuta në afërsi të fshatit Vërmicë Komuna e Prizrenit, me rastin e kontrollit të veturës të tipit “VW Tauran” me mbishkrimin Taxi,

është hasur duke transportuar për në Mitrovicë shtetasit Sirian, të cilët ilegalisht kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, të gjitha këto me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, i cili enkas nga Mitrovica ka ardhur në Prizren me qëllim të transportit të personave në fjalë, kjo e arsyeton dyshimin e bazuar se me qëndrimin në liri do të përsërisë veprimet kundër ligjore”, thuhet në komunikatë.

Sipas të njëjtës, caktimi i masës së paraburgimit nga kjo bazë ligjore është e arsyeshme dhe e domosdoshme për mbarëvajtjen e kësaj procedure penale. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.