19-09-2020

Gjykata pezullon konkursin për bashkëpunëtorë profesional për Zhvillim të Turizmit në Prizren

Konkursi për shërbime të veçanta, që ishte shpallur më 7 maj të këtij viti, për bashkëpunëtorë profesional për implemtimin e projekteve brenda Strategjisë për Zhvillim të Turizmit në Prizren është pezulluar nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Masa e përkohshme e sigurimit për këtë konkurs është caktuar në bazë të propozimit të Arian Pulaj nga Prizreni, i cili ishte njëri prej kandidatëve për këtë pozitë.

“Gjykata pas shqyrtimit me kujdes të propozimit për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit, provave materiale të theksuara më lartë dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se propozimi i propozuesit për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit është i bazuar”, thuhet në arsyetimin e Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren./04 Online

Asnjë koment

Comments are closed.