27-07-2024

Gjykata Speciale e nis aeroplanin privat për ta marrë Kilajn, kthimi në orën 14:00 (Foto)

Mbrëmë në mesnatë EULEX-i i ka vendosur prangat ish-pjesëtarit të UÇK-së, Isni Kilajt nga Malisheva.

Arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) pas bastisjeve disa orëshe në pronat e tij në Prishtinë e Lubizhdë të Malishevës.

IndeksOnline ka parë që Specialja ka nisur një aeroplan privat nga Amsterdami drejt Prishtinës ndërsa i njëjti në orën 14:00 bashkë me Kilajn në bord do të niset nga Prishtina drejt Rotterdamit.

Mbrëmë në mesnatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se është duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPS-së./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.