‘Goal’ vlerëson Xherdan Shaqirin
Lojtari me origjinë shqiptare nuk ka qenë titullar në ndeshjet e fundit të Liverpool, pasi nuk e ka besimin e trajnerit Jurgen Klopp. Me gjermanin kanë mbetur mjaft të pakënaqur tifozët e Liverpool, për shkak të mungesës së Shaqirit në disa ndeshje.
“Treshja Henderson, Wijnaldum dhe Fabinho kanë krijuar vetëm 39 raste për të shënuar gol në gjithsej 70 paraqitje. Mesfushori sulmues, Xherdan Shaqiri, i cili përdoret më së shumti në krahun e djathtë, radhitet më mirë, me 18 raste në 21 ndeshje”, shkruan Goal.com.
Shaqiri u transferua gjatë verës së kaluar nga Stoke City dhe ka bërë 11 paraqitje si titullar për Liverpoolin në Premierligë. Dhjetë herë të tjera, ai është aktivizuar nga pankina dhe sërish ka influencuar në lojë dhe rezultat./Top Channel