19-05-2024

Rruga Rahovec – Xërxë do bëhet me 4 korsi

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, në kuadër të mbështetjes financiare për komunat ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Një komunikatë për media, thuhet se për Rahovecin, Lekaj kumtoi edhe lajmin për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në 4 korsi, nga Rahoveci deri në Xërxë, projekt ky me vlerë rreth 3.5 milionë euro.

Rruga është shumë e frekuentuar sidomos gjatë sezonit veror të punës dhe kthimit të bashkatdhetarëve në pushime.

Latifi ka konstatuar se kjo ndihmë e MIT-së është me rëndësi të madhe dhe mbështetje e munguar ndër vite.​/GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.