19-04-2024

Goditet një biçiklist nga një veturë, dërgohet urgjentisht në Spitalin e Prizrenit

Rreth orës 11:00 të ditës së sotme, në urën përballë Qendrës Tregtare “ Elkos”, është goditur nga një veturë një person biçiklist, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit, njoftojnë qytetarët të cilët na kanë dërguar edhe këto fortografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe njolla të gjakut nga lëndimet e pësuara të biçiklistit.

Sipas tyre ekipi mjekësor dhe policia menjëherë kanë ardhur në vendngjarje, dhe kjo e fundit ka filluar të procedojë me rastin./tvpz/

Asnjë koment

Comments are closed.