23-04-2025

Goditet rrjeti i shpërndarjes së kok*ainës në Prishtinë – Sekuestrohen 2.6 kg dr*ogë, armë, para e vetura – arrestohen tre të dyshuar

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror,
në koordinim me Prokurorinë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, ka
realizuar me sukses operacionin policor, i cili është zhvilluar në bazë të hetimeve të gjata dhe të
mbështetura në masa të veçanta të hetimit.

Operacioni u realizua më 22 prill 2025, rreth orës 15:20, në Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, pas zbatimit të masave të veçanta të hetimit.

Gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre, janë sekuestruar:

•        2.6 kilogramë kokainë (vlerë e tregut rrugor: rreth 200.000 euro)

•        Një armë me 35 fishekë

•        Dy vetura

•        Tre telefona

•        4.000 euro para të gatshme

•        Prova të tjera materiale që lidhen me rastin

Operacioni u mbështet edhe nga njësi tjera të sigurisë në vend, ndërsa të arrestuarve u është caktuar ndalim prej 48 orësh me vendim të prokurorit kompetent.

Në vendin e ngjarjes janë arrestuar edhe dy persona të tjerë që tentuan të iknin me veturën e tyre, e cila kishte targa të falsifikuara, dhe u gjetën me armë zjarri.

Megjithatë, pasi nuk kishin lidhje me rastin, procedurat ndaj tyre janë ndarë dhe janë trajtuar nga patrulla e Stacionit Jugu – Prishtinë.

Në vijimësi të hetimeve dhe zhvillimit operacional është kontrolluar edhe banesa e njërit nga të
dyshuarit në Fushë Kosovë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
2 kg e 300 gram substancë e dyshuar kokainë (vlerë e përafërt në treg rreth 180,000
euro). / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.