21-02-2025

Goditi policin me motoçikletë, arrestohet një person një Prizren

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime dhe sulme serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Një rast i tillë është raportuar edhe në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një polic është goditur me motoçikletë, siç merr vesh Gazeta Sinjali. Ende nuk dihet se si ka ndodhur rasti, por ajo që dihet është se personi që kreu aktin është arrestuar.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, ai me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I dyshuari akuzohet për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar.

Asnjë koment

Comments are closed.