23-04-2024

“Gol jashtë fushës!” Neymar “i rrëmben” të dashurën mikut të tij (FOTO)

Ylli i PSG-së ka nisur një romancë me modelen 27-vjeçare amerikane, Natalia Barulich, ndërsa lajmi është dhënë nga mediat braziliane, sipas të cilave bukuroshja ka disa kohë që udhëton shpesh drejt Parisit.

Në futboll nuk po kalon një moment aspak të mirë, pasi të dielën pësoi një tjetër dëmtim, që do ta mbajë larg për të paktën një muaj, por braziliani Neymar ka treguar se ka një sukses të jashtëzakonshëm në raport me femrat.

Thuhet se dashuria të shëron çdo plagë dhe këtë po tenton të bëj edhe Neymar Jr. Talenti brazilian i Paris Saint Germain pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren që Brazili luajti këtë fundjavë ndaj Nigerisë.

E kjo duket se i ka dhënë më shumë kohë 27 vjeçarit për tu fokusuar te jeta e tij private.

Modelja 27 vjeçare u bë e njohur pas historisë së romancës me këngëtarin kolumbian, Maluma, mik i Neymar. Sipas gazetares, Fabia Oliveira çifti është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrugët e Parisit, duke i dhënë jetë zërave për lindjen e një historie dashurie mes tyre.

Natalia është e lindur në SHBA nga babai kroat dhe nëna kubane, ndërsa pas lajmit për lidhjen mes saj dhe Neymar, asnjëri prej të dyve nuk ka reaguar për ta mohuar./NOA.al

 

Asnjë koment

Comments are closed.