Golden Eagle Ylli përforcohet me Zekiqin

Klubi i basketbollit, Golden Eagle Ylli, përmes një postimi në Facebook njofton se është përforcuar edhe me një lojtar.

Sipas njoftimit, Samir Zekiqi, basketbollisti mitrovicas, nga sot do të jetë pjesë e këtij klubi suharekas, transmeton Koha.net. Zekiqi, po ashtu, luan për përfaqësuesen e Kosovës.

“Përfaqësuesi i Kosovës, që njihet si lojtar i qëndrueshëm dhe jo me formë labile, do të jetë një nga ata që do të dominojnë në trapez. Ne jemi të gëzuar që në formacionin tonë do të kemi Samirin. Zekiqit i urojmë mirëseardhje!”, shkruan në njoftim.