26-04-2024

Goli i Xhakës ndaj Serbisë, ndër tre më të bukurit në Botëror

Goli i mrekullueshëm i mesfushorit shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka, ndaj Serbisë në fazën e grupeve, është ndër tre më të bukurit deri tash të zgjedhur nga “GQ”.

Në listën e “GQ”, përpos “bombës”, te goli i Xhakës përmendet edhe shqiponja me të cilën festoi ai, gjë që shpiu në gjobitjen e tij me 10 mijë franga nga FIFA.

Goli më i bukur deri tash është zgjedhur ai i Benjamin Pavardit të Francës ndaj Argjentinës. I dyti është goli nga gjuajtja e lirë e Cristiano Ronaldos ndaj Spanjës.

Top dhjetëshen e mbyllin Son i Koresë Jugore me golin ndaj Gjermanisë, goli i Musas së Nigerisë ndaj Islandës, ai i Mertensit të Belgjikës ndaj Panamasë, i Nachos së Spanjës ndaj Portugalisë, i Messit ndaj Nigerisë, i Lingardit të Anglisë ndaj Panamasë dhe i Rojos së Argjentinës ndaj Nigerisë./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.