06-05-2024

Gonxhe Xhiha- Basha, femra e parë që kërceu nga Ura e Fshejtë

Femra e parë në Ballkan, e cila kërceu nga Ura e Fshejtë në lartësi 22 m dhe ajo e Mostarit në lartësi 30 m stili dallëndyshe, ishte kosovarja , Gonxhe Xhiha- Basha, e cila atëbotë ishte vetëm 17 vjeçe.

Për shkak të përkatësisë së saj kombëtare, autoritetet ish jugosllave në fillim nuk e lejonin atë që të marrë pjesë në këto gara, me të vetmen arsye, që një shqiptare mos të jetë kërcyesja e parë femër në ish Jugosllavi.

Mirëpo, një gjë e tillë asaj iu lejua pak më vonë, dhe Gonxhe Xhiha- Basha, fal performancës së suksesshme ia doli të rrëmbejë çmimet kryesore të garave.

Ndryshe, në këto gara që zgjuar atraksion të madh dikur dhe jo vetëm, shumë pak garuese të gjinisë së bukur kanë qenë pjesëmarrëse, ndërsa kosovarja Xhiha, njihet si kërcyesja e parë në Ballkan që kishte guximin të jetë pjesë e garave, dhe jo rrallë herë ajo ka triumfuar./tvprizreni.info/

 

Asnjë koment

Comments are closed.