03-05-2024

Grabitësit me maska thyejnë Komunën e Prizrenit

Dy persona mbrëmë kanë tentuar ta grabisin Komunën e Prizrenit.

Ata të maskuar mbrëmë rreth orës 02:00 pas mesnate, kanë arritur të hyjnë në Administratën Komunale të Komunës së Prizrenit.

Grabitësit kanë thyer një dritare, dhe të pa vërejtur nga ana e sigurimit të objektit kanë arritur të hyjnë brenda Administratës Komunale “ One Stop Shop” apo shërbimi për qytetarët, shkruan LAJME365.

Grabitësit me maska kanë kërkuar para nëpër sportelet e Komunës së Administratës ku ofrohen shërbime për qytetarët si certifikata dhe shërbime tjera.

Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila ka dalur në vendin e ngjarjes, mirëpo për organet e drejtësisë mbeten të  panjohur, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Reformimi i Administratës dhe ofrimi i shërbimeve të shpejta, u cilësuar arritje e madhe dhe një ndër reformat kryesore dhe premtim i Komunës së Prizrenit, ndërsa qendra e Administratës në formën ” ONE STOP SHOP ” është e para e llojit të tillë në Kosovë.

Në gusht të vitit 2019 kishin filluar punimet për realizmin e këtij projekti, ndërsa hapja dhe përurimi u bë në Mars të këtij viti.

Asnjë koment

Comments are closed.