Një rast i grabitjes ka ndodhur në Prizren, ku në një barnatore nga persona me maska është grabitur një shumë e parave, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar, por jepen detaje të tjera për lokacionin.
“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte në barnatore duke punuar, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar kanë grabitur rreth 6.000 euro para të gatshme”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente. /GazetaePrizrenit.net/