15-07-2024

Grabitet posta në Prishtinë, i dyshuari vjedhë një shumë parash

Është grabitur posta në rugën Enver Maloku në Prishtinë.

Këtë e konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se një person ka grabitur një shumë parash.

“Sot rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një postë në rrugën “Enver Maloku “në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar“, ka konfirmuar Ahmeti./IO

Asnjë koment

Comments are closed.