24-11-2024

Grabitja në Suharekë: Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë, pronari i së cilës është arrestuar në lidhje me grabitjen

Grupi kriminal që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë ra në ‘kthetrat’ e Policisë gjatë ditës së enjte, pas një operacioni të gjerë policor. Njëri nga grabitësit u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, ndërsa katër të tjerë u arrestuan – teksa kërkimet për ta kapur edhe një të dyshuar po vazhdojnë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Trim Baraku, pronar i argjendarisë “Baraku” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Argjendaria e këtij të fundit është bastisur edhe sonte nga Policia e Kosovës, pas dy bastisjeve që ishin kryer ditë më parë nga zyrtarët policorë.

Pronari i arrestuar dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë të 250 mijë eurove.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Lexo edhe:

Prizren: Si prokurori Metush Biraj dyshohet se mori ryshfet për të dështuar aktakuzën për 130 kg marihuanë

Asnjë koment

Comments are closed.