Granit Xhaka shpallet “MVP” i Zvicrës për vitin 2024
Granit Xhaka ka arritur tjetër sukses të madh individual.
Të dielën mbrëma Xhaka është shpallur MVP i vitit 2024 në Zvicër. Në garën për çmimin e sportistit më të vlefshëm, Xhaka kishte konkurrencë shumë të fortë.
Fitoi për pak para Lara Heini të “floorballit” dhe Kevin Fiala të hokejit mbi akull.
Mesfushori Xhaka ka udhëhequr Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Gjermanisë. Ka shkëlqyer me Zvicrën në Euro 2024, ndërsa me Leverkusenin arriti edhe në finale të Ligës së Evropës.
“Dua të falënderoj të gjithë: ekipin tim, stafin, trajnerët. Të jem i sinqert, nuk jam tifoz i madh i këtyre çmimeve individuale. Pasi siç them, suksesi nuk është i mundur i vetëm. Të duhet ekipi, stafi dhe trajnerët. Viti i kaluar ishte i paharrueshëm. Për mua, për klubin dhe për gjithë qytetin. Evropiani ishte po ashtu i jashtëzakonshëm. A mund të jetë viti 2025 më i mirë? Shpresoj që po. Do të jem sërish baba në muajin mars”, ka thënë Xhaka.
Në ceremoninë “Sports Awards” janë dhënë edhe shumë çmime të tjera.
MVP është prej çmimeve kryesore.