25-11-2024

Grant prej 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes për bujqit e Kosovës

Ministri Hekuran Murati dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, kanë nënshkruar sot grantin për projektin “Përmirësimi dhe Rehabilitimi i Sistemeve të Ujitjes”, në vlerë prej 9.15 milionë euro.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftoi se projekti synon rritjen e efiçiencës në shfrytëzimin e ujit dhe rritjen e rendimentit bujqësor në komunat e Gjakovës, Prizrenit dhe Rahovecit.

“Gjithashtu, synohet rehabilimi dhe modernizimi i Skemës së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, që renditet ndër investimet prioritare të identifikuara në Master Planin për sektorin e ujitjes në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Përfitues kryesorë nga ky projekt do të jenë fermerët privatë që shfrytëzojnë skemat e ujitjes/kullimit, duke ofruar produkte me cilësi të lartë si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për rajonin e Bashkimin Evropian.

Asnjë koment

Comments are closed.