15-10-2026

Prizren: Dyshohet për një person të vdekur afër varrezave

Sipas informacioneve të portalit Gazeta e Prizrenit (GeP), dyshohet se një person ka ndërruar jetë në afërsi të varrezave të qytetit në Prizren.

Një qytetar ka njoftuar redaksinë se Policia e Kosovës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka rrethuar zonën me shirita sigurie.

Deri më tani nuk dihen detaje apo rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Gazeta e Prizrenit ka kërkuar informacione zyrtare nga Policia e Kosovës apo organet e hetimit për të konfirmuar shkakun e vdekjes dhe identifikimin e personit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.