24-11-2024

Grante deri në 3.000 euro fermerëve prizrenas për bimë mjekësore

Fermerët prizrenas mund të përfitojnë grante paketat të rekomanduara të bimëve mjekësore deri në 3.000 euro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Drejtoria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e Komunës së Prizrenit që të aplikojnë për përfitimin e granteve nga projekti “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”, të zbatuar nga organizata joqeveritare “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës-IADK” dhe të përkrahur nga organizata gjermane GIZ, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Në këtë projekt do të shpërndahen grante nga paketat e rekomanduara të bimëve mjekësore nga ekspertët e IADK-së. Pakoja që mund të përfitojë një fermer është në vlerë prej 2500-3000 euro.

Në një njoftim të DB-së, thuhet se të drejtë aplikimi kanë fermerët e vegjël dhe të mesëm të cilët janë të interesuar të merren me kultivimin e BMA (bimët mjekësore dhe aromatike), ata të cilët kanë ide për të filluar apo zgjeruar kapacitetet prodhuese që gjenerojnë të ardhura afatgjate në ekonominë familjare nga BMA

Përparësi do të kenë popullata familjet me nevojë nga zonat rurale me gjendje më të dobët ekonomike

Kandidatët e interesuar mund t’i marrin aplikacionet nga zyret e Drejtorisë së Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural në Prizren, në zyrën e IADK-së. Aplikacionet mund të dorëzohen brenda afatit kohor deri më 03.03.2019./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.