01-05-2024

Gratë që jetën ua morën burrat e tyre, mes tyre njëra në Prizren

Të premten, Gjyljeta kishte qenë në punë në ordinancën Poliklinike në Pejë, kur doli lajmi se Erona Cokli nga Ferizaj u vra mizorisht nga ish-burri i saj, derisa kishte shkuar në Qendrën për Punë Sociale për ta pa e marrë djalin e saj vetëm një vjeç.

Por pak kush do ta mendonte, madje as vet Gjyljeta ndoshta… se ajo do të ishte viktima e radhës që vritet nga bashkëshorti.

Vetëm katër ditë pas, Gjyljeta u vra nga Edmondi, burri me të cilin kishte kaluar dekada jetë e më të kishte pasur tre fëmijë.

U vra, tinëzisht nga bashkëshorti i saj derisa po e pinte kafen e mëngjesit e ndoshta po e mendonte edhe si do ta kalojë ditën me fëmijët e pastaj në punë, percjell Indeksonline.

Pra brenda vetëm katër ditëve në Kosovë, në këtë vend të vogël, u vranë dy gra – e para në Ferizaj, më 12 prill, e dyta rreth 90 kilometra më larg, në Pejë, më 16 prill.

Në të dyja rastet, policia arrestoi burrat e tyre si të dyshuar kryesorë.

Vrasjet e grave, normalisht se nuk duhet të jenë numra e as të shkruhen si të tillë. Megjithatë, diçka duhet të flasë, numra madje që bërtasin për situatën e brishtë të sigurisë për gratë në Kosovë.

Për 14 vite janë 57 jetë të humbura të nënave, motrave e gjysheve tona.

Në vazhdimësi organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Duke mos lënë anash, kujtojmë edhe disa ngjajrje të rënda, si rasti i Marigona Osmanit, Liridona Murselit, Sabile Mavrovqani, Armenda Aliu të cilat u vranë mizorisht nga bashkëshortët e tyre.

Më poshtë mund të shihni videon e plotë:

 

Asnjë koment

Comments are closed.