21-06-2021

Grenell: Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk i kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar mosreagimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani për sulmet e Hamasit në drejtim të Izraelit, shkruan Gazeta Express.

Për këtë çështje ai ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Përveç Qeverisë, as partitë politike opozitare në Kosovë nuk i kanë dënuar sulmet ajrore të Hamasit në drejtim të shtetit të Izraelit. Për këtë çështje, politika kosovare zgjodhi që heshturazi të mos e ndjek rrugën e SHBA-së.

Qeveria e Kosovës, me asnjë instancë të saj, nuk i ka dënuar sulmet e Hamasit – organizatës së shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – kundrejt Izraelit.

Në këtë pikë, institucionet kosovare nuk u rreshtuan krah aleatit të tyre të madh, ShBA-së.

Ajo që reagoi dje për këto sulme ishte ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

Ajo tha se qeveria duhet që të dënojë sulmet nga Hamasi dhe Hezbollahi.

Asnjë koment

Comments are closed.